15:44 / E Enjte, 26 Tetor 2023 / L K

Shqipëria “i merr kokën” edhe një trajneri, shkarkohet serbi

Ndeshja miqësore me Shqipërinë ka qenë e fundit për serbin Mladen Krstajiç si trajneri i kombëtares bullgare.

Shkarkimi i tij ishte përfolur prej kohësh, madje që pas humbjes 2-0 në “Air Albanai” ku për kuqezinjtë e trajnerit Silvinjo shënuan Qazim Laçi dhe Ernest Muçi.

Trajneri serb e drejtoi Bullgarinë në 12 ndeshje, por humbja me Shqipërinë vulosi përfundimisht fatin e 49-vjeçarit., i cili tashmë është shkarkuar nga federata e futbollit bullgar.

“Pas rezultateve që ka arritur skuadra, ka qenë vendim unanim për shkarkimin e Mladen Krstajiç. Pra ishte e natyrshme që të ndodhte.

Ne jemi duke negociuar me një trajner tjetër, jemi në fazën finale, por nuk kemi vendimin përfundimtar. Kështu që ende nuk mund ta shpallim”, deklaroi Georgi Ivanov, drejtori teknik i BFU.