16:13 / E Shtunë, 27 Mars 2021 / Blerim

Shqipëria kujton eurogolin ndaj Anglisë, gjyqtari e kishte anuluar!

Kombëtarja e Shqipërisë mezi po e pret takimin me Kombëtaren e Anglisë në ‘Air Albania’ ditën e nesërme (e diele).

‘Kuqezinjtë’ luajnë ndeshjen ne dytë në fazën para-kualifikuese në Kupën e Botës ‘Katari 2022’, shkruan IndeksOnline

Përmes rrjeteve sociale, Federata Shqiptare e Futbollit ka kujtuar eurogolin e shënuar nga Sulejman Demollari gjatë vitit 1989 kundër Anglisë.

Ky gol ishte anuluar nga gjyqtari anësor për pozitë jashtë loje. Një ‘offside’ i paqenë!

Atë takim e kishin fituar ‘Tre Luanët’ me rezultat të thellë 5 me 0../IndeksOnline/