75 Mall Live Search
08:41 / E Enjte, 14 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Shqipëria luan ndeshjen e fundit në shtëpinë e vjetër

Shqipëria pret Andorrën në ndeshjen e parafundit të kualifikimeve për Euro 2020.

Tashmë pa gjasë për kualifikim, kuqezinjtë do të mundohen të grumbullojnë sa më shumë pikë, të paktën për të marrë vendin e tretë.

Kjo do të jetë edhe ndeshja e fundit që zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”.

Nga ndeshja me Francën të dielën, “shqiponjat” do të zbarkojnë në Tiranë, në stadiumin e ri, “Arena Kombëtare”. /IndeksOnline/