23:03 / E Martë, 12 Tetor 2021 / C E

Shqipëria mposhtet në “Air Albania”, polakët sulmohen nga “air tifozët”

Shqipëria ka shuar ëndrrat për kualifikim në Kupën e Botës edhe pse matematikisht është ende në lojë.

Kuq e zinjtë janë mposhtur nga Polonia në “Air Albania” me rezultat minimal 0-1, shkruan Indeksonline.

Golin e vetëm në lojë e shënoi Swiderski në minutën e 77-të.

Loja u ndërpre për disa minuta pas shënimit të golit pasi që tifozët gjuajtën gjësende në drejtim të polakëve.

Polonia del në vendin e dytë me 17 pikë derisa Shqipëria është e treta me 15 pikë. /IndeksOnline/