21:55 / E Shtunë, 17 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Shqipëria në disavantazh dhe me një lojtar më pak në fushë

Skocia ka dyfishuar rezultatin ndaj Shqipërisë në stadiumin “Loro Boriçi”.

Këtë herë është Fletcher që realizon në minutën e 45+2′ nga pika e bardhë e penalltisë.

Vlen të theksohet që Shqipëria është me një lojtar më pak më në fushë.

Mërgim Mavraj është ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 22′, pasi e goditi qëllimisht me kokë një futbollist.Mavraj fillimisht u ndëshkua me të verdhë për ndërhyrjen ndaj kundërshtarit, por gjyqtari e përjashtoi nga loja pas reagimit të tij. /IndeksOnline/