21:45 / E Martë, 15 Tetor 2019 / indeksADMonline

Shqipëria në “ekstazë” pasi mposhtën Kosovën, reagim i ashpër i “Tigrit”

Shqipëria ka bërë një festë të madhe pasi mposhtën Kosovën në ndeshjen kualifikuese të Europianit për të rinj.

FSHF ka publikuar pamje nga festimet e lojtarëve në dhomën e zhveshjes.

Kjo nuk i ka pëlqyer aspak ish-kryetarit të Plisave, Albert Kastrati i cili ka reaguar me një koment të ashpër në Facebook.

Ai ka thënë se edhe pse nuk e shikon Kosovën, shqiptari nuk duhet të gëzohet pse mposhti shqiptarin.

Ky është reagimi i tij:

Per qka po gzoni kshtu qe i keni mujt Shqiptaret? pom doket shum palidhje ky gzim, qe bon veq perqamje , marre per juve qe e mani ket faqe edhe qitni ksi video, un asnjhere se kom shiku Kosoven por vetem Shqiperin sepse Kosova osht zemra e Shqiperis por kjo video nuk me pelqej , pom duket qe federatat tona dojn me na shti ne oerqamje mes veti , por nuk kemi me ju leju“, ka shkruar Tigri.

Ndryshe Plisat që nga dita e parë nuk e kanë përkrahur Kombëtaren e Kosovës. /IndeksOnline/