10:51 / E Enjte, 26 Tetor 2023 / L K

Shqipëria ngritet në rënditjen e FIFA-s, Kosova bie

Shqipëria është rritur edhe më shumë në rënditjen e FIFA-s. Kombëtarja renditet në vendin numër 59, tri pozicione më sipër krahasuar me renditjen e muajit të kaluar.

Ndërkohë Kosova ka patur edhe një rënie në rënditjet e fundit. “Dardanët” humbasin 6 pozicione brenda një muaji duke u renditur tashmë në vendin e 111.

Në rënditjen e FIFA-s vazhdon të kryesoj Argjentina, e ndjekur nga Franca, Brazili dhe Anglia./Indeksonline/