15:57 / E Shtunë, 17 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Shqipëria po e kërkon në Kombëtare futbollistin që luan në Argjentinë

Christian Panucci po e kërkon në Kombëtaren Shqiptare një futbollist me pasaportë argjentinase dhe që luan te skuadra e Belgranos po në këtë shtet.

Emri i tij i plotë është Tomas Ezekuel Guidara. Ka lindur në 13 mars 1996 në Argjentinë. Gjithë aktiviteti i tij futbollist është kryer te klubi Begrano, nga ekipet zinxhir e deri te ekipi i parë.

Një nga gazetat më të rëndësishme në argjentinë, “Ole”, raportoj se mbrojtësi i djathtë, ka orgjinë shqiptare.

“Federata ndjek lojtarë nga e gjithë bota që kanë prejardhjen e tyre dhe Guidara është një prej tyre. Ata kanë kontaktuar me përfaqësuesin e tij, Harcio Rosi. Nëse guidara fiton pasaportë shqiptare, atëherë ai mund të thirret nga Panuçi”, shkruante saktësisht gazeta.

Futbollisti i Belgranos mund të përshtatet edhe në qendër të mbrojtjes.

Më poshtë një video gjatë një performance të tij: