16:09 / E Enjte, 10 Tetor 2019 / indeksADMonline

Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut bien dakord për të hequr pengesat për lëvizjen e mallrave dhe qytetarëve

Liderët e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut ranë dakord sot në Novi Sad për të hequr pengesat për lëvizjen e lirë të mallrave dhe qytetarëve mes tre vendeve.

Kryeministri Edi Rama, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministri Zoran Zaev ftuan edhe vendet e tjera të Rajonit që t’i bashkohen iniciativës së tyre.

Ata theksuan se ky projekt do të ndihmojë në rritjen ekonomike, teksa procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian ka ngecur për shkak të çështjeve të brendshme të Unionit.