09:41 / E Hënë, 01 Mars 2021 / OSH

Shqipëria sot pret edhe 15 mijë doza të tjera të vaksinës Pfizer

Nga sot kontigjenti i vaksinave në dispozicion të autoriteteve shëndetësore zgjerohet me 15 mijë doza të tjera. Njoftimin e konfirmoi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiruliu, sipas së cilës brenda 10 ditëve priten edhe 14 mijë e 400 doza të tjera të vaksinës “Astrazeneca” në kuadër të programit “Covax”.

“Duam që të përmbyllim në një kohë shumë të shpejtë vaksinimin e stafeve tona mjekësore, siç e kemi thënë, brenda dy javëve të para të muajit mars, duke ecur gjithashtu edhe me grupet prioritare të popullatës, siç janë të moshuarit +80 vjeç dhe më pas të vijojmë vaksinimin e grupeve të tjera”, tha Manastirliu.

Ndërkohë sot do të mblidhet sërish Komiteti Teknik i Ekpertëve në një mbledhje jashtë radhe pas akuzave të epidemiologëve dhe analistëve për rrezikun që kanoset nga prezenca e varianteve të reja.