20:04 / E Premte, 13 Tetor 2023 / Gj. Sh

Shqipëria U21 pëson humbjen e parë në kualifikimet e Kampionatit Evropian

Pas dy fitoreve radhazi, Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar humbjen e parë në kualifikimet e Kampionatit Evropian.

Kuqezinjët u mposhtën në udhëtim nga Finlanda me rezultat të thellë 4-1, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm për Shqipërinë e shënoi Adrion Pajazit, në minutën e 80-të.

Te Finlanda Otso Liimatta realizoi het-trik (4′, 6′, 48′), ndërsa goli i katërt u shënua nga Miska Ylitlova në 90+6.

Shqipëria ka gjasa për kualifikim pasi nga tre ndeshje të luajtura ka grumbulluar 6 pikë./IndeksOnline/