23:01 / E Enjte, 20 Tetor 2022 / B O

“Shqiponjat” marshojnë përpara, BNE fiton ndeshjen ndaj Entropiq

Ekipi shqiptar Bad News Eagles ka dominuar ekipin Entropiq, duke i eliminuar nga turneu kualifikues ESL Challenger League.

Edhe pse nuk e nisën mirë në Play-Off të ESL Challenger League, ekipi Bad News Eagles është duke treguar formë fantastike në dy ndeshjet e fundit.

Ndeshjen ndaj ekipit Entropiq e fitoi me lehtësi me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa, 16-6 në ‘Dust2’ dhe 16-9 në ‘Ancient’.

Lojtari më i vlefshëm në këtë ndeshje ishte snajperisti i ekipit shqiptar, Genc ‘gxx-‘ Kolgeci, me 53 eliminime në dy mapa.

Tani pas kësaj fitore, ekipit Bad News Eagles i duhen edhe tri fitore tjera për t’u kualifikuar në ligën ESL Pro League ku bëjnë pjesë shumë ekipe të mëdha botërore.

Ndeshja e tyre e radhës do të zhvillohet nesër (e premte), dhe do të përballet me fituesin e ndeshjes 9INE ndaj HEET