Shqiptarët do të përfaqësohen në kampionatin evropian nga Xhaka, Shaqiri e Ajeti
Kombëtarja e Zvicrës arriti fitore të thellë 6-1 kundër Gjibraltarit.
Kapiteni Granit Xhaka luajti 90 minuta dhe arriti të shënonte golin e fundit.
“Helvetikët” me këtë fitore e siguruan biletën për kampionatin evropian “Euro 2020”, duke përfunduar si lider në grupin D.
Së bashku me Zvicrën, kualifikimin e siguroi edhe Danimarka që barazoi 1-1 me Irlandën.
/Indeksonline/