17:41 / E Shtunë, 20 Gusht 2022 / MSH

Shqiptarët e “kallin” Tuzin me veshje e valle kombëtare

Në Tuz të Malit të Zi po mbahet festivali mbarëkombëtar i folklorit, “Rapsha 2022”.

Në këtë festival po marrin pjesë shqiptarë nga të gjitha trevat, të cilët me veshje e valle tradicionale kanë “pushtuar” qytetin historik të Tuzit.

Në festival shihet dominimi i dukshëm i ngjyrave kombëtare, ato kuq e zi, me të cilat janë veshur valltarët dhe qytetarët e Tuzit.

Festivali “Rapsha” mbahet çdo vit, zakonisht zgjatë nga tri ditë, dhe bën bashkë shqiptarë nga të gjitha trojet shqipfolëse.

Duhet theksuar se ky festival shquhet jo vetëm për këngë, valle e kostume origjinale, por edhe për organizime kulturore me dimensione kombëtare.