23:41 / E Martë, 26 Qershor 2018 / indeksADMonline

Shqiptarët mbledhin paratë për dënimin e Xhakës dhe Shaqirit (Foto)

Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Stephan Lieschteiner u dënuan nga FIFA me 25.000 franga për shkak se festuan me shqiponjë golat kundër Serbisë.

Megjithatë ky dënim do të paguhet nga qytetarët shqiptar të cilët kanë grumbulluar paratë e mjaftueshme për t’i dhënë FIFA-së.

Një nismë që kishte filluar dje ka arritur të mbledh më shumë se 25.000 dollarë në vetëm 24 orë.

Rreth 750 persona kanë kontribuar në dhurimin e fondeve për dënimin më të bukur dhe më emocional që ka ndodhur ndonjëherë. /IndeksOnline/

Temat: