20:22 / E Diele, 11 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Shqiptarët ndihmojnë futbollistin iranian që u persekutua politikisht

Sot edhe zyrtarisht FC Besa në Winterthur të Zvicrës ka përmbyllur suksesshëm sezonin vjeshtorë duke shënuar dhjetë fitore pa asnjë barazim apo humbje. Ky klub i shqiptarëve kryeson tabelën e pikëve. Është interesant fakti se ky ekip përveç që ka shënuar fitore në të gjitha ndeshjet ka dëshmuar suksese edhe duke shënuar 54 gola dhe ka pranuar vetëm 5 gola gjatë gjithë sezonit vjeshtor.

Por fundi i sezonit kryesin e klubit dhe lojtarëve i emocionoj shumë momenti kur të gjithë bashkërisht dëshmuan solidaritetin e tyre në FC BESA në momentin që grumbulluan dhe i dhuruan shumën 3000 Franga Zvicerane për Musavi Hasan, djaloshit nga Irani që është azilant në Winterthur të Zvicrrës dhe njëkohësisht që luan për FC BESA. Djaloshi iranian është fëmijë i familjes së persekutuar politikisht në Iran dhe ende nuk ka informacion për familjen e tij.

Mjetet që i dhuruan djaloshit për të ishin mjaftë të vlefshme sepse sipas tij do të ndihmonin mjaftë shumë sepse tani jeton vetëm më të ardhurat që i ofron qendra për azil në Zvicër.

Kujtojmë që ky lojtar është mjaftë i talentuar dhe ka ndihmuar shumë këtë skuadër të shqiptarëve në Winterthur. /IndeksOnline/