14:54 / E Premte, 03 Gusht 2018 / indeksADMonline

“Shqiptarët nuk janë gati për të luajtur te Roma”

Marco Cassetti, zëvendëstrajneri i përfaqësueses shqiptare, nuk sheh potencial te kuqezinjtë që ka drejtuar në këto muaj si ndihmës i trajnerit të parë Cristiano Panuccit, pasi në një intervistë të dhënë për “Il Romanista”, ka bërë të qartë se nuk mendon se ka lojtarë, të cilët mund të luajnë në skuadra si Roma.

“Po shkon shumë mirë. Kam pak kohë që kam filluar, duke jetuar vetëm dy miqësore me Shqipërinë. E falënderoj Panuccin, më kishte kërkuar edhe më parë për të më bërë pjesë të stafit të tij”.

Më pas, i pyetur për cilësitë e lojtarëve shqiptarë dhe mundësinë për të luajtur një ditë në skuadra si Roma, ai iu përgjigj: ” Lojtarë interesantë në Shqipëri? Ka disa te të rinjtë, por problemi është se shumë prej tyre kanë pasaporta të dyfishta dhe shpresojnë te thirrja e kombëtareve të tjera, në të cilat mund të luajnë. Ndonjë për t’ia këshilluar Romës? Të mos shkojmë shumë larg!”, ishin fjalët e Cassettit.

Temat: