15:51 / E Hënë, 07 Maj 2018 / indeksADMonline

Ish-futbollisti i Romës bëhet  asistent i Panuccit te Shqipëria

Pas “varjes së këpucëve në gozhdë”, tani Marco Cassetti është duke u përgatitur për një aventurë të re.

Siç raportohet nga “Sky Sport”, ish-lojtari i Romës në Seria A do të jetë zëvendës i Christian Panucci në stolin e kombëtares së Shqipërisë.

Të dy do të takohen sportivisht për herë të parë vetëm pas ndarjes së përvojës së përbashkët me Romën.

Ai do të jetë ndihmës i Panuccit në stolin e kuqezinjve të Shqipërisë.

Ish-lojtari verdhekuq do ta fillojë këtë detyrë më vonë, këtë muaj, teksa do të mendojë për ndeshjet e ardhshme miqësore, të planifikuara.

Cassetti do të zëvendësojë Paolo Rodolfin, i cili do të ketë rolin e vëzhguesit (zbuluesit të talenteve) në kombëtaren shqiptare.