16:38 / E Premte, 22 Maj 2020 / indeksADMonline

Shqiptarët po “vdesin” nga sëmundjet e zemrës

53.4 për qind e vdekjeve në Shqipëri përgjatë vitit 2019 janë shaktuar nga problemet e sistemit të qarkullimit të gjakut. Mjekët kardiologë shprehen se sëmundjet shoqëruese janë shkaktar kryesorë të kësaj situate, ndërsa radhisin edhe mungesën e aktiviteteve fizike apo kequshqyerjen si shkaktar të problemeve kardiovaskulare.

Për vitin 2019 numri i i lartë i vdekjeve në Shqiëpri shkaktohet nga problemet me zemrën.

Sipas INSTAT sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut vazhdojnë të jenë shkaku kryesor i vdekjeve dhe si pasojë e tyre kanë humbur jetën 11 mijë e 704 persona.

Mjekët kardiologë shpjegojnë se sëmundjet bashkëshoqëruese si hipertensioni apo diabeti kanë ndikim të drejtëpërdrejt në shtimin e këtyre rasteve.

Në vitet e fundit po vihet re edhe një rritje e numrit të moshave të reja me këto sëmundje.

Manjola Liko: “10 vite më parë gjenim në moshë më të madhe mbi 50 vjeç, ndërsa tani që në moshë 40-vjeçare.”

Gjatë periudhës së pandemisë vizitat për problemet shëndetësore të zemrës apo enëve të gjakut janë kryer me celular, ndërsa javën e fundit qendrat shëndetësore i janë kthyer normalitetit.

Sipas INSTAT, problematikë shqetësuese mbeten vdekjet nga sëmundjet të papërcaktuara qartë të cilat shënuan një rritje me 2.2% krahasur me vitin paraardhës, kjo diagnozë lidhet ne një numër sëmundjesh të cilat së bashku shkaktojnë fatalitet.

E treta në radhë janë sëmundjet tumorale të cilat zënë 16.3 për qind të  vdekjeve në Shqipëri për vitin 2019.