08:55 / E Diele, 21 Prill 2019 / indeksADMonline

Shqiptarët që do të garojnë në zgjedhjet lokale në Itali

Përveç në shtetet e tyre, shqiptarët po janë aktivë edhe në politikën botërore.

Deri më tani kemi parë raste të shumta në Zvicër, Belgjikë, Suedi etj.

Shqiptarët kanë vendosur që të jenë pjesë edhe politikës italiane.

21 shqiptarë do të garojnë në zgjedhjet lokale në Itali që do të mbahen me 26 maj.

Dy shqiptaret, Eva Meksi, përkthyese, dhe Uljana Gazidede, avokate, do të jenë pjesë e zgjedhjeve në qytetin e njohur italian, Bari.

Përveç këtyre dyjave janë edhe 19 shqiptarë tjerë. Më poshtë mund t’i lexoni emrat e të gjithëve:

Sonila Alushi, Borana Tartari, Uljana Gazidede, Eva Meksi, Dashamir Kruja , Ina Dhimgjini, Ilda Beqo, Admir Toto, Arli Dervishi, Valbona Kalaj, Gentjan Rizo, Petrit Malaj, Agim Lorenzo Danaj , Dejnada Kasa, Denis Bendo, Blerina Halili, Xhoana Bushi,Adela Ibraimi, Leonora Bytyqi, Roland Ndoci, Mirela Gega.