Shqiptarët vendimtarë në fitoren e Rubin Kazanit, Daku asist / Shabanhaxhaj gol
Skuadra e Rubin Kazanit ka shënuar fitore me shifrat 2:1 ndaj Dynamo Makhachkala në ndeshjen e javës së 18-të në elitën e futbollit rus.
Vendimtarë në këtë takim ishin futbollistët shqiptarë, shkruan Indeksonline
Mirlind Daku bëri një asist te goli i shënuar nga Jocic në minutën e 43’të.
2-1 Jocic pic.twitter.com/rxKaQCDTSS
— RPL Sky (@RPLNews_eng) December 7, 2024
Kurse, golin e fitores për ekipin e Rubin Kazanit e shënoi mesfushori shqiptar, Dardan Shabanhaxhaj në minutën e 69’të.
Kujtojmë që minuta në këtë ndeshje pati edhe për dyshen tjetër shqiptare, si Marvin Cuni dhe Veldin Hoxha.
Me këtë fitore, Rubin Kazani shkon në kuotën e 26 pikëve në pozitën e 8-të./Indeksonline/
2-3 Shabanhaxhaj pic.twitter.com/Yk8m1tr40z
— RPL Sky (@RPLNews_eng) December 7, 2024