22:39 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

Shqiptari bëhet gati për dimër, palon drunjtë midis rrugës

Dimri dhe të ftohtit kanë vetëm një ilaç, lëndët djegëse.

Në Kosovë, por edhe në vende të tjera si lëndë djegëse për ngrohje përdoren drunjtë dhe në disa raste nxemjet qendrore, edhe qarja e deri tek renditja në një vend të sigurt larg lagështisë, shkruan Indeksonline.

Por, një qytetar i Tetovës ka qenë më kreativë. Ai duket se ka paluar drutë në trotuar, duke zënë një hapësirë të madhe publike të këmbësorëve.

Nuk dihet nëse ato do të qëndrojnë gjatë në rrugë, por me rëndësi dikush e ka kryer punën e tij për dimër.

Fotografia është bërë në rrugën e Banjës së Tetovës./Indeksonline/.