14:14 / E Enjte, 25 Qershor 2020 / indeksADMonline

Dëbohet një shqiptar nga Italia, kishte bërë tatuazh fytyrën e Osama bin Ladenit

Në kraharor, në lartësinë e zemrës, kishte bërë tatuazh fytyrën e Osama bin Ladenit, liderit dhe themeluesit të organizatës terroriste Al Qaeda, i vrarë gjatë një aksioni amerikan në Pakistan, më 2011.

Autoritetet e Riminit në Itali, vendosën që të dëbonin nga vendi i tyre, një shqiptar 35-vjeçar, i akuzuar për radikalizëm.

Kjo pasi hetimet zbuluan se ai lavdëronte terrorizmin islamik dhe kishte prirje ekstremiste.

Këto sjellje nuk kishin kaluar pa u vënë re nga të burgosur të tjerë, si edhe nga drejtuesit e burgut, ku shqiptari vuante dënimin, i arrestuar më herët për shpërndarje kokaine.

Mbajtja e tij nën vëzhgim dhe prirjet radikale, bënë që autoritetet italiane të vendosin dëbimin e tij drejt Shqipërisë. /a.y/noa.al