21:21 / E Premte, 12 Korrik 2019 / indeksADMonline

Shqiptari del para gjykatës britanike: Nuk e vrava unë gruan time

45-vjeçari shqiptar Fatos Xheta u arrestua 2 ditë më parë nga policia britanike. Ai akuzohet për vrasjen e bashkëshortes, Safie Xheta, 35 vjeç, e cila u gjet e vdekur në banesën e saj më 17 qershor.

Pas hetimeve të para autoritetet arritën në dyshimin se vrasja ishte kryer nga bashkëshorti i saj.

Këtë të premte Xheta ka dalë para gjykatës së Oxford, ku nuk ka pranuar akuzën e vrasjes. Seanca e radhës është në 29 gusht ndërsa gjyqi nis në 2 dhjetor.

35-vjeçarja u gjet e vdekur nga policia në një banesë në rrugën Lyfton rreth orës 5 të mëngjesit.

Policia në fillim mendoi se ishte një vdekje natyrale por më pas panë plagë të marra nga goditja e thikës.

Nga një ekzaminim mjekësor konfirmoi se shkaku i vdekjes së gruas ishte plaga me thikë në qafë që i kishte shkaktuar burri i saj.