75 Mall Live Search
09:53 / E Shtunë, 03 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Shqiptari dhunon policët grekë

Një shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi ka dhunuar disa efektivë.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Volos një ditë më parë.

Media vendase shkruajnë 31-vjeçari ishte i dehur dhe u ndalua nga policia për kontroll, njoftojnë mediat shqiptare.

Ai refuzoi kërkesën e tyre dhe menjëherë i sulmoi duke i kundërshtuar dhe goditur.

31-vjeçari raportohet se sulmoi dy oficerët 45 dhe 47 vjeç duke u shkaktuar lëndime fizike.

Ata thërritën për ndihmë patrulla të tjera, të cilat bënë të mundur arrestimin e shqiptari. Edhe shoqërimi i tij drejt paraburgimit nuk ka qenë i lehtë.

Sipas shtypit vendas, 31-vjeçari vazhdonte të kundërshtonte