20:31 / E Premte, 05 Mars 2021 / Blerim

Shqiptari i famshëm shkëlqen në skenën e Sanremos, Ermal Meta kryeson i pari në listën e 26 artistëve

Këngëtari i famshëm shqiptar, Ermal Meta, këtë vit ka marrë pjesë këtë vit në festivalin e madh të “Sanremos” në Itali.

Këtë vit, ai po konkuron me këngën me titull “Un milione di cose da dirti”, “Një milionë gjëra për të thënë”, dhe deri më tani është kryeson i pari në listën e 26 artistëve pjesëmarrës të gjysmëfinaleve.

Siç shihet në videon e mëposhtme, e cila është nga nata e tretë e festivalit, Meta ka shkëlqyer me pamjen e tij dhe me interpretimin e tij LIVE.

Kënga e tij e cila nis me vargjet: “Pa emër unë, pa emër ti. Dhe flasim derisa të mos na duhet më një emër. Pa nxitim unë, pa nxitim ti. Butësisht prekim njëri-tjetrin për t’u kuptuar më shumë”, ka bërë për vete italianët, por jo vetëm.

Meta, i cili ka fituar vendin e parë në këtë festival në vitin 2018-ën së bashku me Fabrizio Moron, sivjet po konkurron vetëm me këngën me titull “Un milione di cose da dirti”, “Një milionë gjëra për të thënë”.