19:30 / E Mërkurë, 20 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Shqiptari i parë në Formula 3, Lirimi shumë shpejt mund të garoj përkrah yjeve të F1

Së shpejti mund të bëhet shqiptari i parë që garon në Formula 1. Piloti, Lirim Zendeli do të garoj këtë sezon në Formula 3 me kompaninë e Sauber Motosport.

Ai është 20 vjeçar dhe është lindur në Gjermani, mirëpo e flet shumë mirë gjuhën Shqipe dhe ndjehet shumë krenar me prejardhjen e prindërve të tij.

Lirim Zendeli në mes

Zendeli me këtë sport ka filluar të merret që nga viti 2010 derisa më parë ka lënë mbrapa edhe djalin e legjendës Michael Schumacher, Mick.

Në një prononcim për Indeksonline, Lirimi e ka cilësuar si hap të madh që këtë vit do të garoj në Formula 3 derisa shpreson që të jetë në pesshën më të mirë në fund të sezonit.

“Është një hap shumë i madh dhe jam shumë i nderuar ne sponsorin, skuadrën dhe Babin tim që e kanë mundësuar këtë sukses”, ka thënë Zendeli.

“Shpresoj që në fund të vitit mund të renditem në Top 5”

ADAC Formel 4, 13. + 14. Lauf Hockenheimring 2018 – Foto: Gruppe C Photography

“Ndihem shumë krenar qe jam i pari shqiptar në këtë nivel dhe luftoj deri ne fund për me arritur qëllimin, si shqiptari i parë në Formula 1”.

“Piloti im i preferuar është Lewis Hamilton. Shpresoj që në 2-4 vitet e ardhshme me të arrij të garoj në Formula 1”, ka thënë Lirim Zeneli për Indeksonline.

Lirim Zendeli në podium

Formula 3 është kompeticioni i tretë më i rëndësishëm pas Formula 1 dhe GP2. /IndeksOnline/

Lirim Zeneli një ndër pilotet e Alfa Romeo