13:01 / E Premte, 13 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Shqiptari i vë flakën gruas

Një ngjarje mjaft e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë në një familje shqiptare që jetonte prej vitesh në Kalamata të Greqisë.

Për shkak të xhelozisë, burri 45- vjeçar ka tentuar ta vriste bashkëshorten 39 vjeçe, duke i vënë flakën. Gjithçka ka nisur me një konflikt verbal dhe më pas situata është përshkallëzuar. 45- vjeçari e ka spërkatur të shoqen me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën. Fqinjët kanë dëgjuar britmat e gruas dhe kanë parë tym të dilte prej banesës së tyre, kësisoj kanë njoftuar policinë dhe zjarrfikësit.

Fatmirësisht ndërhyrja në kohë e policisë dhe zjarrfikësve kanë bërë që gruaja të shpëtonte edhe pse me djegie serioze në trup.

Prej zjarrit dëme pësoi dhe 45- vjeçari, i cili u arrestua nga policia nën akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.

Në momentin e ngjarjes, dy fëmijët 16 dhe 18 vjeç të çiftit shqiptar, nuk ndodheshin në banesë. Shtypi grek nuk ka publikuar identitetin e burrit dhe gruas, por bëhet me dije se ata jetonin dhe punonin prej vitesh në Greqi.