10:09 / E Premte, 24 Gusht 2018 / indeksADMonline

Shqiptari me BMW me flamujt e Kosovës midis Beogradit

Një BMW e një shqiptari ka bërë bujë në mediat serbe. Një person nga diaspora i ka mbajtur dy flamujt të Kosovës në veturë duke kaluar kështu në rrugët e Beogradit, shkruan Indeksonline.

Dyshohet se tabelat e BMW-së janë të Serbisë. Gjasat janë që shqiptari të jetë nga rajoni i Kosovës Lindore.

“Provokim i tmerrshëm”, “Shqiptarët kapadai midis Beogradit” janë disa nga titujt irritues të gjestit të këtij personi të guximshëm./Indeksonline/

Temat: