Shqiptari po ‘fluturonte’ në autostradë me 176 km në orë, policia jep statistikat!
Policia e shtetit ka vijuar me kontrolle në rrugët e kryeqytetit sidomos në ato dalëse nga Tirana për të verifikuar respektimin e nivelit të shpejtësisë përdoruesve të rrugës.
Vetëm në 4 orë verifikim janë kapur në shkelje të rënda 21 shoferë të cilët qarkullonin me shpejtësi sa dyfishi i asaj të lejuar në rrugë.
Njoftimi i Policisë:
Kontrolle të shtuara ne fundjavë.
Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet me Radar ne rrugën interurbane Tirane-Durrës për parandalimin e aksidenteve.
Prej orës 20.00 te mbrëmjes e deri ne orën 02.00 te mëngjesit te sotëm janë konstatuar 21 raste te tejkalimit te shpejtësisë deri ne dy fish mbi normën e lejuar.
Shpejtësi qe varionin nga 150 km/h deri ne 176 km/h, duke u kthyer ne rrezik potencial për sigurinë e jetës.
Policia e kryeqytetit do vijoje kontrollet përgjatë fundjavës me shërbime te shtuara duke përdorur radarin e dragerat, me qëllimin e vetëm, sigurinë e jetës ne rruge.
Mos fluturoni por zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor, se ne rastin me te mire ju pret gjoba, e ne rastin me te keq ambulanca.