09:38 / E Martë, 20 Gusht 2019 / indeksADMonline

Shqiptari që vdiq tragjikisht në Itali, nesër do të festonte 20-vjetorin e lindjes

Një 19- vjeçar nga Elbasani humbi jetën mëngjesin e djeshëm në Kremona pasi u përplas nga një furgon, ndërsa po shkonte me motorrin e tij në punë.

Viktima mësohet se është Ledio Cërriku, i cili ditën e nesërme do festonte 20- vjetorin.

Ledio banonte prej vitesh në qytetin Romagna.

Edhe pse kishte vendosur kokore, i riu shqiptar nuk mundi ti mbijetonte përplasjes së fortë, pasi goditi kokën në asfalt, gjë që i shkaktoi vdekjen.