07:16 / E Hënë, 15 Korrik 2019 / indeksADMonline

Shqiptarit i ik gruaja me një tjetër, ai e kërkon me polici

Më 11 korrik 2019, në orën 22.00, në Sektorin për Punë të Brendshme në Çair, personi E.D. (61) nga Shkupi ka raportuar se gruaja e tij E.A. (41) ishte larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer përsëri, thonë nga SPB Çair, përcjell in7.tv.

Sipas E.D gruaja e tij nga shtëpia ishte larguar së bashku me një person tjetër të gjinisë mashkullore.

Nga SPB Çair thonë se janë duke u marrë masa për zbardhjen e plotë të rastit.