75 Mall Live Search
15:52 / E Premte, 02 Mars 2018 / indeksADMonline

Shqiptarja e zhdukur në Amerikë, pjesë e botës së famshme hollivudiane (Foto)

Departamenti i Personave të Humbur “Missing Person”, i Policisë së Los Angelosit ka njoftuar publikun për humbjen e një 25 vjeçare që ka emrin Adea Shabani nga Los Anxheles, Kaliforni.

Adea është me prejardhje nga Maqedonia, ndërsa ajo është zhdukur që nga data 23 të muajit të kaluar, shkruan Indeksonline.

Vajza në fjalë siç duket është pjesë e botës së Hollivudit. Pasi që në llogarinë e saj Insatgram ajo shihet në shoqërinë e të famshmëve botëror. Në mesin e tyre me Chris Brown, Paris Hilton, Justin Bieber e Lewis Hemilton./Indeksonline/