75 Mall Live Search
10:38 / E Mërkurë, 18 Mars 2026 / MSH1

Shqiptarja që punon për NASA-n fiton çmim prestigjioz në Konferencën e Shkencave Planetare

Shkencëtarja shqiptare, Pranvera Hyseni, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në fushën e astronomisë planetare, duke u shpallur fituese e çmimit prestigjioz “Stephen E. Dwornik”.

Ky vlerësim i është ndarë nga Divizioni Planetar i Shoqatës Amerikane të Gjeologjisë për prezantimin më të mirë nga një student doktorature, në kuadër të Konferencës së Shkencave Planetare dhe Hënore.

Konferenca u mbajt në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton IndeksOnline.

Pranvera u dallua me punën dhe prezantimin e saj shkencor, duke fituar vëmendjen dhe vlerësimin e jurisë profesionale.

Ky çmim konsiderohet ndër më të rëndësishmit për studiuesit e rinj në fushën e astronomisë planetare.