19:38 / E Martë, 30 Qershor 2020 / indeksADMonline

Shqiptarja vdes në aksident trafiku në Itali, lë pas 3 fëmijë

ITALI- Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 12:30 në unazën e Vignolas në Itali, ku fatkeqësisht humbi jetën një shqiptare.

Sipas medias italiane, Violeta Caka, 47 vjeç banonte në Marano të Napolit, e cila po  udhëtonte me një makinë e po përpiqej që të ndalonte në një pikë karburanti. Në atë moment,  një automjet tjetër drejtuar nga një 42-vjeçar e përplasi, duke nxjerrë makinën e saj në korsinë e kundërt, duke u goditur nga një Fiat Punto.

Në aksidentin me tre makina, njëra prej tyre u nda në dy pjesë. 118 persona t shëndetit nuk arritën të bënin asgjë për gruan, nënë e tre fëmijëve. Të tre automjetet e përfshira në aksident janë sekuestruar nga policia dhe hetimet gjithashtu janë duke u zhvilluar mbi personat e përfshirë.