19:34 / E Mërkurë, 15 Shtator 2021 / OSH

Shqtipari assist, Kastrati gol, i mposhtin rusët në minutat shtesë

Sulmuesi kosovar, Lirim Kastrati, ka shënuar në minutat shtesë për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij të re Legia Warszaw, transmeton Indeksonline.

Legia ishte mysafir i Spartakut të Moskës, ndërsa u desht Lirim Kastrati dhe minuta e 91 për t’u zhbllokuar ndeshja.

Reprezentuesi i Kosovës asistimin e morri nga shqiptari Ernest Muci, i cili pas një vrapimi mjaft të mirë nga krahu i majtë asistoi për këmbëshpejtin.