07:03 / E Mërkurë, 14 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Shqyrtohet projektligji për Gjykatat

Sot do të mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të shqyrtohet projektligji për Gjykatat.

Po ashtu, do të shqyrtohet edhe projektkodi penal i Republikës së Kosovës e Projektligji për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.

Mbledhja mbahet në Ndërtesën e Kuvendit, ora 11:00./Indeksonline/