SHSKUK: Pas zjarrit që ndodhi, klinikat e QKUK-së po funksionojnë normalisht
Gjatë orëve të hershme të mëngjesit një lokal është përfshirë nga zjarri brenda oborrit të Qendres Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
E Sherbimi Spitalor Klinik dhe Universitar (SHSKUK) ka njoftuar se klinikat e Qendrës Klinike Universitaret të Kosovës, janë duke funksionuar normalisht dhe puna është duke u zhvilluar në rregull.
Ndërsa ka thënë se ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin.
“Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), njofton se gjatë orëve të hershme të mëngjesit te ditës së sotme, ka ndodhur një zjarr në një nga lokalet që gjendet brenda oborrit të QKUK (lokal afarist kafiteri). Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipi emergjent i zjarrfikësve dhe njësiti Policor i Kosovës. Ende nuk dihet se nga çfarë është shkaktuar zjarri. Po ashtu QKUK, njofton qytetarët se klinikat e Qendrës Klinike Universitaret të Kosovës janë duke funksionuar normalisht dhe puna është duke u zhvilluar në rregull”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.