13:11 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2019 / indeksADMonline

SHSKUK-ja dënon sulmin që iu bë në orar të punës dr. Bujar Gashit, nga një pacient

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka dënuar sulmin fizik që iu bë në vendin e punës dr. Bujar Gashit, nga një pacient.

SHSKUK-ja thonë se janë njoftuar nga Klinika e Emergjencës dhe Ortopedisë për sulmin që iu bë doktorit, derisa ai po ofronte shërbime kujdestarie.

“SHSKUK-ja dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm ndaj mjekut, e quan akt të turpshëm dhe qyqar, ndërkaq fton organet kompetente të merren me rastin.

I shqetësuar me incidentin e mbrëmshëm, kolegjiumi i Klinikës së Ortopedisë ka kërkuar hetim të shpejtë, duke theksuar se dhuna nuk duhet dhe nuk mund të përdoret si mjet i shprehjes së pakënaqësive”, thuhet në njoftimin e këtij institucioni./Indeksonline/