15:58 / E Shtunë, 21 Tetor 2023 / MSH

ShSKUK: Infektivja ne kohë rekorde po diagnostikon menengjiteve

Në kohë rekorde, për dallim nga vitet e kaluara, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare te Kosovës, po bëhet diagnostikimi i menengjitit.

Kjo u bë e mundur falë rritjes së kapaciteteve diagnostike moderne, ku tashmë rezultatet për pacientët kryhen brenda ditës.

Më parë duhej kohe deri në 5 ditë, që të marrin rezultatet dhe të kuptonin shkaktarët e meningjiteve.

Diagnostikimi i shpejtë parandalon përdorimin e antibiotikëve të spektrit të gjerë, duke ruajtur kështu shëndetin e pacientit, duke racionalizuar përdorimin e antibiotikëve.

Trajtimin i meningjiteve është kompleks dhe kërkon trajtim multi-diciplinare.

Tashmë, pacientëve të dyshuar për meningjit, ju bëhet në kohë të shpejtë edhe ekzaminimet imazherike, si CT , MRI, ultrasonografia transfontaleare.