SHSKUK: Mbi 16 mijë Rezonanca Magnetike janë kryer gjatë vitit 2024

Mbi 16 mijë Rezonanca Magnetike janë realizuar në kuadër të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, gjatë vitit 2024. Numër ky dukshëm më i lartë, krahasuar me vitin 2023.
“Ky numër i rritur i Rezonancave Magnetike (MRI), është arritur, falë investimeve që janë bërë në aparaturë në QKUK dhe dy spitalet e përgjithshme, atë të Prizrenit dhe të Pejës”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.
Në njoftim po ashtu thuhet se rritja e vëllimit të punës ka ndikuar që dukshëm të ulet lista e pritjes.
“Në tre Rezonancat e QKUK-së, janë kryer mbi 12 mijë MRI, ndërsa në Spitalin e Pejës, mbi 2 mijë e 500 dhe ne Spitalin e Prizrenit, mbi 1 mijë 500”, thuhet në njoftim./Indeksonline/.