14:34 / E Hënë, 04 Dhjetor 2023 / L K

SHSKUK reagon lidhur me dyshimet se në Klinikën e Urologjisë është kryer operacioni pa anestezion

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka reaguar pas raportimeve se në Klinikën e Urologjisë është kryer një operacion pa anetezion.

SHKUK njofton se ka kërkuar raport për këto dyshime dhe është duke e trajtuar rastin.

“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, është duke trajtuar rastet e raportuara së fundmi, lidhur me kryerjen e operacionit në Klinikën e Urologjisë, pa anestezion, e poashtu, mos operimin e pacientit tjetër dhe dyshimin se i njëjti është kryer në klinikë private.
Menaxhmenti i ShSKUK-së, ka kërkuar raport me shkrim nga dy klinikat përkatëse dhe jemi në pritjet të këtyre raporteve, për të proceduar tutje me rastet.
Poashtu, ShSKUK fton të gjithë qytetarët që ka ankesa, apo vështirësi gjatë trajtimit shëndetësorë, në institucionet e ShSKUK-së, t’i drejtohen me shkrim Komision të Ankesave të pacientëve në ShSKUK, i cili do të shqyrtojë çdo ankesë dhe shqetësim të qytetarëve” thuhet në reagimin e SHKUK-së./Indeksonline/