15:55 / E Premte, 31 Mars 2023 / S Z

ShSKUK shpall konkurs për Drejtor të Përgjithshëm

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka shpallur konkurs për pozitën Drejtor i Përgjithshëm.

Ky institucion shëndetësor, vazhdon të jetë me ushtrues detyre që prej dorëheqjes së Valbon Krasniqit në gushtit e 2022-ës.

Aktualisht pozitën e drejtorit është duke e ushtruar Narqize Arenliu-Hoxha, derisa para saj drejtoreshë në detyrë ka qenë Pranvera Zejnullahu-Raçi.