13:32 / E Enjte, 23 Gusht 2018 / indeksADMonline

Shtatë gazetar nga Kosova do të ndjekin Kombëtaren në Baku

Në muajin shtator Kosova do të nis aventurën e re drejt Ligës së Kombëve.

Me 6 shtator Kombëtarja e Kosovës do të udhëtoj në Baku për ndeshjen kundër Azerbajxhanit.

Federata e Futbollit të Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën e Gazetarëve të Sportit në Kosovë i kanë mundësuar udhëtimin shtatë gazetarëve sportiv për në Baku, për të përcjellur këtë ngjarje nga afër.

Në konferencën e mbajtur sot në Shtëpinë e Sporteve në Prishtinë, anëtarët e bordit të SHGSK-së, Edmond Thaçi, Arlind Sadiku, Genta Cana dhe Adem Haliti kanë zbuluar emrat e gazetarëve dhe kameramanëve që do të udhëtojnë për të përcjellur këtë ballafaqim.Kjo është lista e gazetarëve dhe kameramanëve që do të udhëtojnë:

  1. Blerim Uka – IndeksOnline
  2. Milaim Krasniqi – Radio Kosova
  3. Lorik Jashanica – GazetaBlic
  4. Alban Bellopoja – Kameraman, Klan Kosova
  5. Jon Ajeti – Klan Kosova
  6. Ardian Jasiqi – Gazeta Express
  7. Leonard Hajdaraj – T7.

 

Temat: