18:22 / E Diele, 21 Gusht 2022 / C E

Shtatë karton të kuq në tri ndeshje të ligës franceze

Një ditë mjaftë interesante në elitën e futbollit francez ku nuk mungoi një numër i madh i kartonëve të kuq.

Vetëm në tre ndeshje, gjyqtarët kanë dhënë shtatë karton të kuq për shkak të ndërhyrjeve të ashpra në fushën e gjelbër.

Më një karton të kuq u mbyll ballafaqimit ndërmjet Angers dhe Bres që përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 3-1.

Me karton të kuq në këtë ndeshje u ndëshkuar futbollisti i Angersit Subanovic në minutën e 34-të.

Skuadra e Clermontit mori një fitore të madhe ndaj Nice me rezultat 1-0, ku tek skuadra mysafire nga loja u përjashtuan Lemian dhe Todibo.

Me katër karton të kuq u mbyll ndeshja ndërmjet Montepeller dhe Auxerre ku kjo e fundit triumfoi me rezultat 2-1.

Nga radhët e Montepeller u përjashtuan Fayad dhe Savanier, kurse Auxerre mbeti në fushë pa shërbimet e dyshes Niang dhe Da Costa.