75 Mall Live Search
16:22 / E Premte, 22 Qershor 2018 / indeksADMonline

Shtatë vjeçares iu premtua akullore por u përdhunua dhe u vra nga personi i panjohur (Video)

Ngjarja ka ndodhur në Indi, ku një vajzë e vogël u përdhunua dhe u vra pasi që u shoqërua me të panjohurin që i premtoi akullore.

Kurse kamerat e sigurisë kanë kapur çastin kur ajo u pa me personin e panjohur, i cili nuk shihet edhe shumë qartë. E vogla kishte veshur një fustan të bardh deri nën gju.

Ngjarja ka ndodhur ditën e mërkurë në mbrëmje në qytetin Gwalior në Indi.

Ajo ishte larguar në orën 11:30, kurse tre orë më vonë burri ishte kthyer vetëm në qytet, pikërisht rreth orës 02:30.

Policia filloi të kërkonte të voglën, pasi që u lajmërua nga familja si e zhdukur, kurse kjo e fundit u gjet e vrarë të enjten në orët e para të mëngjesit./Indeksonline/