15:35 / E Enjte, 27 Prill 2023 / MSH

Shtatë yjeve të Real Madrid u skadojnë kontratat, ja cilët pritet të rinovojnë

Shtatë prej lojtarëve të skuadrës së Real Madrid u skadojnë kontrata këtë verë.

Ndonëse ende me asnjërin prej tyre nuk është arritur akordi për vazhdimësinë klubi madrilen po punon me ritme të shpejta për të ruajtur emrat kryesorë.

Benzema, Modric, Kroos, Ceballos, Nacho dhe Asensio pritet që të nënshkruajnë vazhdimësinë me “Los Blancos”, ndërsa i vetmi që do të largohet me siguri është Mariano.