11:50 / E Enjte, 15 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Shtatorja e Ali Ajetit vendoset në qendër të Podujevës (Foto)

Në “Bulevardin e Dëshmorëve” në Podujevë, sot po mbahet manifestimi i vendosjes së shtatores së dëshmorit Ali Ajeti.

Shtatorja e tij po vendoset në kuadër të shënimit të 10 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Në zbulimin e shtatores së heroit Ali Ajeti, po marrin pjesë Zyrtarë të komunës së Podujevës, familjarë dhe qytetarë të tjerë.

Ali Ajeti, u vra me 31 maj 1989 në një aksion me forcat serbe në fshatin Shtedim në Podujevë.

Ajeti i takonte grupi të organizuar dhe të armatosur të cilët organizonin demostrata dhe sulme mbi okupuesit.

Temat: