13:34 / E Premte, 08 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Shtëpi në rrota, projekt fantastik nga rusët e ‘Garage 54’

Në Rusi, gjithmonë mund të jeni në shtëpi. Edhe në lëvizje.

Videoja e dytë e ‘Garage 54’ është lansuar dhe tani ata kanë marrë hapin e ardhshëm duke e bërë motor-shtëpinë të lëvizshme.

Kjo është një shtëpi e ndërtuar në krye të shasisë së një autobuzi të vjetër UAZ, shkruan IndeksOnline.

I gjithë procesi fillon me çmontimin dhe prerjen e pjesës më të madhe të paneleve të jashtme të autobusit të thyer dhe të ndryshkur.

Shasia pastaj zgjerohet me shtylla shtesë që duhet të ndihmojnë në bartjen e peshës shtesë të ndërtimit. Muret e shtëpisë janë ndërtuar pastaj nga trarët e drunjve të cilat janë në përputhje të përkryer me projektin.

Pasi të gjitha muret janë ndërtuar, ata bëjnë hapje për xhamin dhe dritaret e pasme, si dhe për dyert anësore.

Me të gjitha muret në vend, është koha për të vënë çatinë. Duke gjykuar nga video, bëhet fjalë për një punë 1-orëshe. Pas kësaj, ata instalojnë dritare reale dhe një dysheme druri brenda shtëpisë së vogël, dhe madje mbulojnë çatinë me pllaka dekorative.

Nuk mund të presim për të parë episodin e ardhshëm të serisë së re të ‘Garage 54’ ku shtëpia lëvizëse ndoshta do të dalë edhe në rrugë publike. /IndeksOnline/