20:11 / E Diele, 01 Tetor 2017 / indeksADMonline

Shtëpia e Kadaresë si qendër e rëndësishme kulturore

Shtëpia e lindjes së shkrimtarit të shquar shqiptar Ismail Kadare në Gjirokastër po kthehet në një qendër të rëndësishme kulturore për hapësirën shqiptare.

Një koloni piktorësh shqiptarë së fundi kanë hapur ekspozitën e tyre me punime nga ky qytet i gurtë.

Artistët thonë se Gjirokastra mbetet një qytet mjaft i veçantë dhe që nxit artin e tyre.